Zbulo te panjohurën

Gjuriq thotë se sot do të vijë në Kosovë

Një ditë pasi që Lista Serbe u takua në Beograd me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka paralajmëruar se do të qëndojë sot në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Nga kjo zyrë kanë bërë të ditur se Gjuriq do të marrë  pjesë sot në shënimin e një feste të qytetit e njohur si Shën Dimitrije ose “Mitrovdani”.

Ai do të marrë pjesë në litiumin sllav që do të kalojë nëpër qytet, dhe pastaj do të jetë pjesë e ceremonisë së “prerjes së tortës sllave në sheshin ” Shumadija”, thuhet tutje.

Nga MPJ, të kontaktuar nga Express nuk kanë konfirmuar nëse Gjuriq ka marrë leje nga institucionet e Kosovës për të hyrë në vend.

Gjuriq është takuar dje në Beograd me Listën Serbe, nga ku u tha se duhet të këmbngulin për të qenë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Në takimin e djeshëm me përfaqësuesit e Listës Serbe është shpalosur edhe opsioni që ata t’i braktisin të gjitha institucionet e Kosovës.