Zbulo te panjohurën

Gjykata Speciale e fton edhe Ramiz Lladrovcin

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim edhe Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit. Ai ka njoftuar se do të intervistohet në cilësi të dëshmitarit më 19 dhjetor.

Lajmin se është ftuar nga Specialja e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019”, ka shkruar Lladrovci.

Ndryshe, dje ftesë nga Specialja ka marrë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli./Express