Zbulo te panjohurën

Gruas së dëshmorit nga Drenasi i kontestohet e drejta për strehim

Gruaja e dëshmorit Mehmet Saliuku, nga Gradica e Drenasit, Minire Saliuku, ka paralajmëruar fundin tragjik të jetës së saj, për shkak se është lodhur dhe se nuk ka fuqi më të luftojë për të drejtën e strehimit e të shkollimit për fëmijët, të cilën ia mohon Komuna e Drenasit, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Lufta për të nuk ka mbaruar, ndonëse janë bërë 21 vjet qëkur bashkëshorti i saj, Mehmeti, spërkati dheun e Kosovës me gjakun e tij të njomë.

Krahas luftës me kancerin, si dhe përpjekjeve të vazhdueshme për shërimin e vajzës, Heroina, e cila si pasojë e plagosjes në luftë duket sikur 5-vjeçare ndonëse është 20 vjeçe, 42-vjeçarja Minire Saliuku luftën e bën me ata që ia mohojnë të drejtën për strehim, me ata që duan t’ia marrin banesën, të cilën Komuna e Drenasit në kohën kur me të ka qeverisur Nexhat Demaku ia kishte dhënë në shfrytëzim.

Ajo shprehet me shumë mllef ndaj kryetarit aktual të Drenasit Ramiz Lladrovcit, i cili siç thotë Minirja “ia ka shkatërruar jetën”. Më e keqja në krejt këtë, siç thotë ajo, “është se Lladrovci arrin t’ua mbushë mendjen të gjithëve se më ka ofruar zgjidhje”.