Zbulo te panjohurën

Katër persona rrihen pas një ahengu familjar në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë arrestuar në Klinë, të cilët  pas një ahengu familjar, ka ndodhë një  mosmarrëveshje, ku njëri prej tyre ka shtënë me armë në ajër.

Sipas policisë nuk ka të lënduar, ndërsa, revolja me gas iu është konfiskuar, poashtu edhe të dyshuarit tjetër një revole e llojit Zigan me 13 fishk të kalibrit 9×19 mm.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt.