Zbulo te panjohurën

Këta do të ishin deputetët e Nisma-AKR nëse do ta kalonte pragun

Koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka arritur që të kalonte pragun zgjedhor që do t’i garantonte të paktën gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ata kanë fituar vetëm 4,98 për qind të votave, duke qenë 133 vota mangut.

Kandidati më i votuar ishte Fatmir Limaj, i cili i mori 26 mijë e 14 vota. I dyti ishte Behgjet Pacolli i AKR-së që i mori 10 mijë e 525.

Endrit Shala mori 6 mijë e 819 vota në këto zgjedhje.

Dhe deputeti tjetër që do të siguronte votat do të ishte Haxhi Shala. Ndërkohë, ky koalicion do t’i kishte edhe dy deputete e të cilat do të ishin Mirlinda Sopi Krasniqi me 4 mijë e 79 vota dhe Albulena Balaj Halimi me njëzet vota më pak.