Zbulo te panjohurën

Ky është 27-vjeçari, nga Prishtina, që vdiq në aksidentin rrugor

Dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një person.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili  nuk ka arritur të përballonte plagët e shkaktuara në aksident dhe ai, rreth orës 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën, Ruzhdi Muhamedi, 27- vjeçar nga Prishtina, transmeton Indeksonline.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka dhënë edhe vëllai i të ndjerit, i cili ka treguar se varrimi bëhet sot në orën 17:30 në varrezat e lagjes “Kolovicë e Vjetër”.

Kujtojmë, se brenda 24- orëve në vendin tonë kanë ndodhur 3 aksidente fatale.