Zbulo te panjohurën

Mërgimtarët edhe sot presin 5 orë për të kaluar kufirin

Shumë mërgimtarë pushimet e verës i kaluan në Kosovë. Ndërkohë që tani po kthehen në vendet përendimore ku jetojnë dhe veprojnë.

Me gjithë temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vendin tonë, ata edhe më tej vazhdojnë të përballen me pritjet e gjata në pikat kufitare.

Indeksonline mëson se edhe sot shumë mërgimtarë kanë pritur mbi 5 orë për të kaluar kufirin.

Vlen të kujtojmë faktin se ndër vite shumë bashkatdhetarë nga diaspora kanë dhënë kontribut të çmuar për forcimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.