Zbulo te panjohurën

Morena Taraku lajmërohet pas skandalit: Zoti i din të gjitha, ai do ta tregojë të vërtetën

Morena Taraku i është kthyer rrjeteve sociale për t’u deklaruar pas skandalit me veturën e saj ‘Bentley.

Pas disa ditësh nga të gjitha problemet që iu shfaqën Morena Tarakut me veturën e saj luksoze që tentoi ta sjellë në Kosovë duke e deklaruar si të re, Morena ka vendosur të flasë.

Ajo ka shkruar se nuk do të deklarohet për asgjë pasi “nuk do që të njollosë askënd nga goja e saj”, përcjell Gazeta Express.

Më tutje, Morena shton se e vërteta do të flasë vetë një ditë dhe vazhdimisht potencon se Zoti i din të gjitha, duke aluduar se ajo nuk ka bërë asgjë të padrejtë.