Zbulo te panjohurën

Përplasje mes deputeteve, Deliu Kodra – Haxhiut: Nuk kemi dashuri për juve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, duke folur për zgjedhjet dhe koalicionet e mundshme, tha se Partia Demokratike e Kosovës është subjekti i cili ia ka humbur shpresën rinisë.

Me PDK-në Haxhiu tha se asnjëherë nuk mund të kenë koalicion. Por, Blerta Deliu-Kodra tha se as PDK nuk ka ndonjë “dashni” për Vetëvendosjen.

“Kush e qiti rininë jashtë dhe kush e bëri korrupsionin në Kosovë, këto janë dy pyetje që përgjigjen e marrim nga PDK. Sepse edhe krimi e korrupsioni ka ndodhur nga njerëzit e PDK-së dhe me mbështetjen e tyre. Edhe sistemi i drejtësisë është kapur pikërisht nga ky subjekt politikë edhe shpresën ia ka humbur ky subjekt politikë… E them me zë të hapur, Vetëvendosje nuk bën koalicion me PDK-në”, tha Haxhiu.

 “Nuk ju kemi ftuar Albulena, nuk ju kemi shpallur naj farë dashnie”, thotë Deliu-Kodra.