Zbulo te panjohurën

Përzierja e politikës me sportin, peticion për shkarkimin e Agim Ademit

Ditë më parë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli publikoi një video në profilin e tij në Facebook, me lojtarët e Kombëtares së Kosovës, ku bënte thirrje për përkrahjen e ekipit përfaqësues.

Në këtë video shihet edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili mbanë fjalim dhe lavdëron Kadri Veselin.

E për këtë aryse ka nisur një peticion online, ku kërkohet shkarkimi i Agim Ademit, për ‘prishjen e neutralitetit politik të FFK-së’ dhe cenimin e autoritetit të përfaqësueses.

Iniciues i këtij peticioni është një person me emrin Taulant Hoxha.

“Së fundmi z.Agim Ademi, në cilësinë e Kryetarit të FFK-së, është përfshirë aktivisht dhe ka vënë në dispozicion ekipin përfaqësues të Kosovës në përkahje të një kandidati për pozitë politike. Me këtë ka rrezikuar suksesin sportiv, ka prishur neutralitetin politik të FFK-së, ka cenuar autoritetin e FFK-së dhe ekipit përfaqësues të Kosovës. Për këtë aryse, ne të poshtëshënuarit kërkojmë dorëheqjen ose shkarkimin e z.Agim Ademi nga pozita e Kryetarit të FFK-së dhe mospërsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen, nga askush”, thuhet në këtë peticion.

Taulant Hoxha, si iniciues i këtij peticioni, ka përmendur edhe futjen e Kadri Veselit në zhveshtoren e Kombëtares, pas ndeshjes ndaj Bullgarisë me 10 qershor të këtij viti.

“Por, ndodhitë e fundit të shtatorit 2019 vetëm se e konfirmuan përfshierjen politike të z.Ademi dhe tentimin për politizim të FFK-së dhe ekipit përfaqësues të Kosovës”, thuhet tutje në peticion.

Krejt në fund të peticionit kërkohet  që Ademi të jap dorëheqje të menjëhershme nga pozita e kryetarit të FFK-së, Kuvendi i FFK-së të shkarkojnë Ademin për shkelje të statusit dhe gjithashtu Kuvendi i FFK-së të angazhohen që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Deri më tani këtë peticion e kanë nënshkruar rreth 300 persona.