Zbulo te panjohurën

Profesori 59-vjeçar i dërgonte foto nudo të miturës në Drenas: “A po dalim se jam në formë”

Katër profesorë, një polic, një avokat dhe një punëtor i Qendrës për Punës Sociale dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e vajzës së Drenasit, i njohur në publik si rasti “Drenasi”.

Profesori 59 vjeçar i përfshirë në skandal është F.C., i ka dërguar fotografi nudo të tij viktimës duke i shprehur edhe komplimente tejet banale.

“Gjatë vitit shkollor 2017/2018, duke keqpërdorë pozitën apo autoritetin e tij mbi viktimën – nxënësen e vet tani të dëmtuarën A.G. të datëlindjes 19.06.2000,e cila ishte midis moshës 16 dhe 18 vjet dhe i është besuar atij për edukim, të njëjtën e cyt për qëllime seksuale, në atë mënyrë që si profesor i lëndës Art figurativ në SHMU “Rasim Kiqina” në Gllogoc,është afruar aq shumë me të dëmtuarën ku pas shoqërimit në “Facebook” ka filluar ti jap të njëjtës komplimente duke i thënë “ je e bukur,je kralicë, me mujt të kisha lëpi si sheqerin e të kisha shkri, ta ha p…., a po dalim se jam në formë” dhe i ka dërguar edhe fotografi nudo të tij të cilat janë gjetur në telefonin e të dëmtuarës pas ekzaminimit që i është bërë.

Prokuroria thotë se ai ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdor pozitën, autoritetin apo profesionin./Magazina.al/