Zbulo te panjohurën

Rama flet nga Beogradi për fitoren e Kurtit

Kryeministri ka deklaruar se takimi i Novi Sadit nuk duhet paragjykuar pasi nuk është përjashtues për askënd.

Ai ka theksuar se sigurisht që temë me Serbinë është dhe Kosova dhe dialogu. Por, siç ka theksuar nuk ka për qëllim ta anashkaloj.

Ai në intervistë për ABC News ka folur për marrëdhëniet me Albin Kurtin si fitues i zgjedhjeve dhe bisedat që i ka patur me presidentin serb, Alleksandar Vuçiq, me të cilin ka diskutuar për çështjet rajonale.


Rama ka thënë se dialogu është i domosdoshëm për të zgjidhur problemet në Ballkan pasi do të jetë i vështirë një progres pa marrëdhënie të mira bileterale.

Ai është shprehur optimist për takimin e Novi Sadit dhe konkretizimin e tij në Ohër.