Zbulo te panjohurën

Shqetësohen fansat: Aksidentohet reperi i njohur shqiptar?

Fansat e reperit Nushi janë shqetësuar sot me disa fotografi që po qarkullojnë në rrjet.

Në to, Nushi shfaqet në një makinë të aksidentuar e të rrokullisur.

Nuk dihet saktë se në çfarë rrethana janë shkrepur këto fotografi të cilat janë siguruar edhe nga Prive.al.

Kujtojmë se për sot pasdite, reperi e ka paralajmëruar publikimin e një projekti të ri muzikor, ripërpunim i hitit të dikurshëm ‘A më kujton’ nga Naser Berisha.