Zbulo te panjohurën

Shtrenjtohet parkimi që nga janari në Prishtinë, ja rregullat e reja për kryeqytetin

Prishtina do të vendosë rregulla të reja që nga janari i vitit të ardhshëm për kryeqytetin. Për të eliminuar kolonat dhe tollovinë në komunikacion,

Komuna e Prishtinës, do të vendosë masa të reja për vendparkimet publike. Madje, vendparkimi është paralajmëruar se do të shtrenjtohet.

“Mbi 100 mijë makina hyjnë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës. Rrugët e ngushta të cilat nuk lejojnë zgjerim nuk mund të përballojnë këtë sasi të automjeteve. Kohët më të ndishme janë mëngjesi për shkak të njerëzve që vijnë në punë dhe prej orej 16 – 18 kur largohen nga Prishtina.

Unaza e qytetit do ta shkarkojë një pjesë të makinave që hyjnë transit por problemi kryesor mbetet numri i madh i makinave që hyjnë.

Prej janarit 2020, vendparkimi publik do të jetë i kufizuar 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve, prandaj ata që parkohen në qendër duhet të mendojnë më herët se ku do ta lënë makinën. Po ashtu, parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë.

Do të filojmë ndërtimin e pesë “Park and Ride” parkime në hyrje të qytetit.

Do të investojmë edhe më tej në transportin publik.

Por, në javët dhe muajt në vijim do ta shqyrtojmë seriozisht “Congestion Charge” në pjesët e ngarkuara të qytetit. Jemi duke shqyrtuar që kjo të bëhet përmes kamerave smart që lexojnë tabelat. Kjo taksë e “tollovisë” bashkë me investimet e tjera mund ta lehtësojë komunikacionin dhe zvogëlojë ndotjen në kryeqytet”, shkruan Shpend Ahmeti në njoftim.