Zbulo te panjohurën

Theret me thikë një 24 vjeçar në Prizren

Një 24 vjeçar është therur me thikë të mërkurën në qytetin e Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë rajonale të Prizrenit.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur është therur me thikë. Rastin e ka paraqitur në polici në rreth orës 14:30 të së mërkurës. Ka raportuar se 5-6 persona të panjohur e kanë therur me thike. Është nga qyteti i Prizrenit, konkretisht lagjja ‘Janina’”, ka thënë Osmanollaj.

Ai thotë se viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit dhe gjendja e tij është stabile dhe se policia po zhvillon hetimet për identifikimin e personave të dyshuar.