Zbulo te panjohurën

Uji gati i merr jetën një pushuesi në Ulqin, dërgohet në emergjencë

Në plazhin e vogël të Ulqinit një pushues ishte afër të mbytej në ujë.

Rojet e plazhit e kanë nxjerrë nga uji atë pavetëdije.

Indeksonline merr vesh që pushuesit i është dhënë ndihma e parë në plazh pas nxjerrjes nga uji dhe është nisur menjëherë për spital.

Nuk dihet se cila është gjendja e pushuesit. Indeksonline do ju mbaj të informuar rreth këtij rasti.