Zbulo te panjohurën

Vetura godet për vdekje një mërgimtar në Drenas

Mbrëmë rreth orës 21:05, në Tërstenik të Drenasit  një person m ka mbetur i vdekur, pasi është goditur nga një veturë.

Sipas policisë viktima është një mashkull shqiptar, me shtetësi sllovene.  Aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e vozitësit. Policia njofton, se i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është dërguar në mbajtje.

“Vozitësi mashkull k-shqiptar me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull shqiptar shtetas i Sllovenisë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka marrë këmbësori. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në ‘IML’ për obduksion, ndërsa vozitësi është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.