Zbulo te panjohurën

VV e LDK pajtohen për bashkëqeverisje

Lëvizja Vetëvendosje si subjekti fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit, bazuar në rezultatin preliminar të KQZ-së, ka arritur pajtushëmri me Lidhjen Demokratike të Kosovës, si partia e dytë për nga numri i votave për të qeverisur së bashku.

Këtë e kanë konfirmuar dy të nominuarit për Kryeministër Vjosa Osmani nga LDK-ja dhe Albin Kurti nga VV-ja.

“Ka vullnet në të dya palet për marrëveshje. Jemi në pritje të rezultatit përfundimtar dhe ai që del të ketë më shumë vota do t’ia urojmë postin e Kryeministrit”, tha Osmani, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit.

Në anën tjetër, lideri i VV-së Kurti, u shpreh se në këtë takim janë pajtuar për zvogëlim të numrit të ministrive dhe zëvendësministrave.

“Jemi dakorduar që te kemi një dysheme prej 30% përfaqesimit gjinor, prat ë jenë edhe ne mesin e ministrave dhe zëvvendësministrave. Do kemi shumë me pak ministra dhe zëvendësministra por shumë më pak angazhim për punë”, tha Kurti.

Tutje, ai shtoi se e kanë uruar njeri tjetrin për këtë pajtushemëri të arritur mes vete për krijimin e institucioneve të reja ndërmjet LVV-së dhe LDK-së.

Tani që të dy subjektet politike kanë angazhuar edhe dy grupe punuese të cilat do të angazhohen për hartimin e marrëveshjes, qysh nga dita e nesërme. /Gazeta Blic/