Zbulo të panjohurën

LAJMI I FUNDIT: Votohet mocioni i LDK-së, bie qeveria Kurti

Kuvendi i Kosovës ka votuar me shumicë votash mocionin e mosbesimit të propozuar nga partneri i koalicionit LDK për qeverinë Kurti.

Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në natën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.