Zbulo të panjohurën

Leonora Jakupi i kthehet Drenicës, ka një lajm të mirë për fansat e saj

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Leonora Jakupi, do t’i kthehet edhe një herë vendlindjes së saj, Drenices.

Ajo ka njoftuar se të dielën do të jetë në qendër të qytetit të Skënderaj për të mbajtur një concert, shkruan Magazina.al

Koncerti do të fillojë në orën 20 e 45 në sheshin “Adem Jashari”.

“Neser do te jem me ju nga ora 20:45, LIVE koncert nga Drenica ime – Skenderaj, percjellur direkte ne shtepite tuaja permes TV – Klan Kosova!”, ka shkruar këngëtarja në profiling e saj në Facebook.

Rikthimi i Leonores ndodhë pas më shumë se dy muaj qëndrimi në izolim në shtëpinë e saj në Brezovicë.

Këngëtarja ndër më të mirat në trojet shqiptare, ka qenë shumë e kujseshme në këtë kohë pandemie duke bërë thirrje vazhdimisht që të kihet kujdes nga virusi i rrëzikshëm. Madje ajo ka kritikuar edhe kolegët e saj që kanë pralajmëruar protesta duke kërkuar që t’u mundësohet veprimtaria e tyre. Magazina.al