Zbulo të panjohurën

‘Martohet’ Dafina Zeqiri, del videoja

Dafina Zeqiri ka hutuar të gjithë gjatë ditës së sotme, kur ka postuar një fotografi ku shihet si një nuse shqiptare, por moderne, ndërsa ka fshirë të gjitha fotografitë që ka postuar më herët në profilin e saj në rrjetin social Instagram.

Ndërsa tani këngëtarja ka vazhduar me postimet nga kjo ‘ceremoni’ e dasmës që ajo ka organizuar, siç duket për projektin e saj më të ri.

Dafina shihet si nuse teksa përreth i këndojnë vajza të reja këngë të vjetra nuserie.

Nga ekipi i Dafinës është konfirmuar se bëhet fjalë për një projekt të ri, të një këngë që do të jetë një ‘superhit’ sipas tyre.

E kjo këngë dhe ky videoklip që fansat mezi po presin ta dëgjojnë e shohin, ndoshta po na tregon se albumi i këngëtares do të publikohet shumë shpejtë.