Zbulo të panjohurën

Melihate Termkolli: Kurti po do ta marr LDK-në përmes Vjosa Osmanit

Melihate Temrmkolli, ka akuzuar rënd Vjosa Osmanin, nënrkyetare e Kuvendit të Kosovës se po e ndimon AlbinKurtin për ta marrur nga brenda LDK-së.

Si mysafire në emisionin Frontal Live, në T7 Termkolli ka thënë se Osmani po e shfrytëzon LDK-në për interesa të saj.

“Është përpjekja e dyë edhe brenda edhe jashtë që Albin Kurti me e marrë LDK-në përmes Vjosa Osmanit. Por nuk ban me shfrytëzu LDK-në për interesa të dikujt. Këtë nuk e ka bërë as Hashim Thaci”, ka thënë Termkolli.

Duke mos treguar se e ka fjalën për Osmanin, zyrtarja e LDK-së ka thënë njerëz që dikur kanë qenë përkthyes të Hashim Thacit, sot po bëjnë politikë duke e kundështuar atë. “Njerëz që punën e parë publike e kanë pasur si përkthyes të Hashim Thacit sot dalin dhe bëjnë politikë kundër Hashim Thacit nuk është normale”, ka thënë Termkolli.

Po ashtu Termkolli ka koemntuar edhe thirrjet e Osmmanit për të mos e votuar rrëzimin e Qeverisë Kurti. “Është e pandershme me ndjet në një parti e me ba thirrje kundër saj”, ka thënë Termkolli