Zbulo të panjohurën

Ministrja Hajdari merr vendim për heqjen e përkohshme të tarifës prej 4 cent për importin e miellit nga Serbia

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike e Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari, ka nxjerrë vendim për të pezulluar përkohësisht disa masa tarifore ndaj importit të miellit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ministrisë, është bërë e ditur se pezullimi vlen nga sot deri më 30 prill 2020, dhe ka për synim të sigurojë furnizimin e rregullt me miell gjatë emergjencës së shëndetit publik lidhur me pandeminë e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19).

Ndryshe, në fund të vitit 2017, ishte vendosur masa përfundimtare e importit të miellit që importohej nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës me tarifa prej 0.04 cent.