Zbulo të panjohurën

Mozzik nuk la mundësi ribashkimi me të, Loredana bën postimin e çuditshëm

Loredana bëri të gjithë kureshtar për mesazhin që fshihet pas postimit të fundit.

 

Mozzik dhe Loredana vazhdojnë të jenë shumë të komentuar edhe disa muaj pas ndarjes së tyre, shkruan lajmi.net.

Reperi në intervistat e fundit nuk ka lënë asnjë mundësi për ribashkim me Loredanën, ngase këtë e konsideron si kapitull të mbyllur.

Por, pas këtyre deklaratave të tij, ishte Loredana ajo e cila habiti me postimet që bëri në Instagram, duke mos sqaruar se cilin mesazh ka dashur ta dërgojë përmes tyre.

Fillimisht ajo publikoi një foto të një çifti, ku femra është ‘djall’ e mashkulli ‘engjëll’, ndërsa pranë fotos ka vendosur një ’emoji’ me gishta të kryqëzuar, duke treguar dëshirën për një bashkim mes këtij kombinimi të këtij çifti.

Në një tjetër foto, ajo sërish shfaqi një çift, mashkulli kishte vendosur maskë në fytyrë, ndërsa vajza po shikonte në aparat me vështrim goditës.

Megjithatë, atë se çfarë ka dashur të thotë përmes këtyre imazheve e di vetëm Loredana.

Mozzik aktualisht po shijon suksesin e këngës “Lass Mal”, kurse Loredana atë të “Nicht verdient”, në bashkëpunim me Capital Bra.