Zbulo te panjohurën

Datë e rëndësishme për Lyrical Son dhe bashkëshorten e tij

Lyrical Son dhe Gresa sot festojnë një datë të rëndësishme.

Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij, Gresa Krasniqi sot festojnë përvjetorin e pestë të fejesës, shkruan lajmi.net.

Përmes një fotografie në InstaStory, partnerja i dedikoi fjalë zemre reperit, duke kujtuar kështu fejesën që e kishin bërë pesë vite më parë.

“5 vjet më parë, unë u fejova me shokun më të ngushtë. Të dua përgjithmonë zemra ime”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se projekti më i suksesshëm i Lyrical Son i publikuar gjatë këtyre muajve është “Deja Vu” në bashkëpunim me Kidën.