Zbulo te panjohurën

Dua Lipa dhe i dashuri i saj me ngjyrë të njëjtë të flokëve

Në fillim vari rruazat e më pas Anwar Hadid ka lyer thonjtë. E kaq i duhej fansave për të pritur çdo gjë nga i dashuri zyrtar i Dua Lipës.

Hapi tjetër në këtë drejtim nga Anwar ishte ngjyra e flokëve. Vëllai i modeleve të famshme në botë, Gigi dhe Bella Hadid, ka lyer flokët biondë.

Mesa duket Dua u dashurua me look-un e ri të Anwar dhe fill pas tij i ka lyer edhe ajo flokët në të njëjtën ngjyrë.

Por kaq nuk ishte e mjaftueshme për Anwar Hadid, ai së fundmi ka eksperimentuar me një tjetër ngjyrë në flokët e tij.

Me flokë gjysmë bionde e gjysmë rozë Anwar është parë sot në rrugët e New York i shoqëruar padyshim nga Dua Lipa.

Çiftit sa me stil dhe trend duken po aq edhe të çuditshëm.