Zbulo te panjohurën

Fansat kërkojnë që Gashi të mos vijë më në Kosovë pas fyerjes në Sunny Hill Festival

Gashi ka humbur një numër të fansave pas incidentit që ndodhitë gjatë festivalit.

Gashi deri më sot ka qenë një artist shumë i dashur për publikun kosovar, por pas incidentit që ndodhi në ‘Sunny Hill Festival’ ai ka humbur një numër të tyre, shkruan lajmi.net.

Gjatë natës së dytë të festivalit reperi ishte futur në mesin e publikut dhe në atë moment njëri nga të pranishmit me dashje apo pa kishte marrë zinxhirin e këngëtarit, i cili pas ngjitjes në skenë filloi fyerjet drejt ti.

Ky veprim nga ai ka lënë një numër të fansave të frustruar të cilët në foton e publikuar nga Labinoti (Gashi) i kërkuan të mos vijë më në Kosovë.