Zbulo te panjohurën

Gazeta gjermane e “shpall” Duda Baljen politikanen më të bukur në Ballkan

Duda Balje është ndër politikanet më të komentuara në Kosovë. Ajo komentohet shumë për stilin e saj të veçantë dhe shumë interesant.

Së fundmi për bukurinë dhe sharmin e saj kanë shkruar edhe mediat gjermane. Gazeta gjermane Kosmo e ka cilësuar ndër politikanet më të bukura në Ballkan, shkruan Reporteri.net.

Ajo i ka kushtuar asaj një artikull të veçantë, ku shkruan për jetën e saj dhe aktivitetet politike.

“Ish-deputetja e parlamentit të Kosovë, Duda Balje (42), shkaktoi “tërmet” për shkak të pasurisë së saj të madhe. Ajo përmendet edhe si politikania më e bukur në Ballkan” thuhet ndër të tjera në artikullin e gazetës.

Balje është një politikane kosovare me origjinë boshnjake. Ajo ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ajo ka një diplomë master në administrimin e biznesit dhe doktoraturë në menaxhimin e burimeve njerëzore, është e martuar dhe ka tre fëmijë, përfundon artikulli.