Zbulo te panjohurën

Hyseni paralajmëron Unikkatilin: “Më preve në besë, do të kesh pasoja”

Dy reperët kosovarë, Unikkatil dhe Prince Double H, i njohur ndryshe si Hyseni, njihen gjerësisht në publikun shqiptar, pas një përplasje në distancë që kanë me njëri-tjetrin prej disa vitesh.

Unikkatil organizoi një koncert muzikor në Mitrovicë në 27 korrik të këtij viti, e cila është vendlindja e kundërshtarit të tij, Prince Double H.

Në mediat rozë u tha se para se ky koncert të zhvillohej, janë dërguar njerëz për t’i pajtuar ata.

Kushti i vetëm i Hysenit për t’u pajtuar ka qenë që “diss-i” i famshëm i Unikkatil ndaj tij, të mos transmetohej në koncert.

Por mesa duket “diss-i” ndaj tij është dëgjuar në koncert, duke bërë që Hyseni të shprehet se është prerë në besë nga Unikkatil.

Ai është rikthyer në Mitrovicë dhe ka paralajmëruar Unikkatil-in se do të ketë pasoja që e preu në besë.