Zbulo te panjohurën

Loredana dhe Mozzik anulojnë koncertin! Ja çfarë ndodhi pak para nisjes

Prej disa muajsh e gjithë media shkruajtën për Loredana Zefin dhe skemën e mashtrimit që thuhet se ajo ka bërë ndaj një çifti zvicerian. Çdo ditë dalin fakte të reja lidhur me ngjarjen dhe mbi këngëtaren vazhdojnë të rëndojnë akuzat e rënda.

E gjithë kjo situatë ka ndikuar edhe në karrierën e këngëtares, e cila disa kohë më parë njoftoi se do të anulonte koncertet e planifikuara për këtë verë, por më pas ajo ka dhënë lajmin e mire se do të ishte e pranishme në të gjithë koncertet e saj vetëm prej fansave të cilët e mbështesin për çdo gjë.

Mozzik, Loredana dhe Getinjo do performonin ditën e djeshme në Velipojë, por koncerti është anuluar dhe këtë e ka njoftuar vetë Mozziku përmes një postimi në rrjetet sociale.

Reperi bën të ditur se shkaku i anulimit të koncertit është bërë shëndeti. Mozzik nuk zbuloi se cili prej tyre ka probleme me shëndetin duke mos dhënë më shumë detaje.

Mozzik i kërkoi falje të gjithëve dhe premtoi se do mbajnë një koncert tjetër së shpejti.

“Velipoja për shkaqe shëndetësore nuk po mundemi që sonte të jemi në Avatar. Ju kërkojmë falje shumë, por gjëra që ndodhin. Shihemi së shpejti. Faleminderit për mirëkuptimin”- shkruan Mozzik.