Zbulo te panjohurën

Mësohet numri i votave që mori kampionja e fitnesit në Gjilan

Janë publikuar disa nga listat me votat që kandidatët për deputetë kanë marrë nëpër komunat e Kosovës.

Lajmi.net ka arritur të sigurojë listën me kandidatët e PDK-së për deputetë në Gjilan, shkruan lajmi.net.

Kampionja botërore e fitnesit, Gentiana Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 100 vota në Gjilan.

Kur dihet numri i përgjithshëm i votave që kanë  marrë kandidatët tjerë, vështirë se ajo do të arrijë të hyjë në Kuvend.