Zbulo te panjohurën

Milot Rashica është gati për ta ndihmuar Kosovën drejt “Euro 2020”

Një ndër futbollistët më të mirë që ka Kosova, është rikthyer tashmë.

Milot Rashica, që mungoi në ndeshjet e shtatorit, është rikthyer në skuadrën e Bernard Challandes.

Ai ishte i dëmtuar dhe nuk mundi ta ndihmojë Kosovën kundër Çekisë dhe Anglisë, por është i gatshëm të japë më të mirën për sfidat e radhës.

Në fakt, Rashica është rikthyer nga lëndimi në super formë.

Ai ka realizuar dy gola për Werder Bremen me t’u kthyer nga dëmtimi, shënoi në barazimin 2-2 me Borussia Dortmund dhe po ashtu 2-2 me Wintracht Franfurt. /Gazeta Express/