Zbulo te panjohurën

“Pjeshkat” e TV, që ndodhen gjithmonë ku ka një vrasje

Atentati i rëndë kundër prokurorit Ndoja në Shkozet, nuk e theu rregullin e artë të vajzave të ekraneve shqiptare: Kudo që ka një krim ndodhet edhe njëra prej tyre.

Këtë herë prokuroria thirri Kejvina Kthellën, si një e njohur e ngushtë e të dyshuarin si atentator Redian Rraja. Por ish velina e shout humoristik tashmë të mbyllur, “Xing me Ermalin”, nuk është e vetmja e një aradhe ku shkëlqejnë Inis Gjoni, Keisi Meidini, Suada Sherifi, Treisi Seidini, Elvana Gjata, Viola Spiro e shumë të tjera.

Në fakt, ndryshe nga sa u tha në rastin e këngëtares Elvana gjata ato nuk janë sebepi i konfliketeve.

Por, ndonëse thënia e vjetër “Cherchez la femme” nuk ka vend në historitë shqiptare, fakti është se vajzat e ekranit, këngëtaret, modelet gjenden gjithmonë pas një mashkulli me shumë para, dhe sidomos dikujt që këto të ardhura i burojnë nga bota e errët e nëntokës. Dukët sikur në këmbim të gjinjve të fryrë, buzëve të mbushura, vitheve topolake ato kërkojnë euro pa hesap, vetura kabrio, çanta të shtrenjta dhe pushime superluksoze.

Dhe e gjitha kjo me riskun që një ditë do të gjenden pranë skenës makabre të një krimi, do të derdhin lotë të penduara, do të zhduken disa kohë nga sytë e publikut, për tu rishfaqur më pas në krah të një tipi të ngjashëm dhe për të nisur nga e para një spirale maramendëse të cilës i dihet fundi.

Po ti shohësh një e nga një këto histori, duket sikur ato i përdorin talentet, hiret, daljet e tyre në TV, vetëm për të arritur kulmin e karrierës, rënien në krahët e një banditi.

Por pas një “Dolce vita” të shkurtër, përfundojnë të bëhen pjesë e një skene krimi. Ja disa nga historitë e sejcilës prej tyre që çuditërisht ngjasojnë në mënyrë të tmershme të lidhura nga seksi, paraja dhe gjaku.