Zbulo te panjohurën

Rita Ora sërish në rolin e aktores?

Rita Ora thuhet se ka zhvilluar diskutime me shtëpinë e madhe të filmave, Disney, rreth xhirimit të një filmi të ri muzikor, bazuar në romanin e autorit të famshëm Charles Dickens, “Oliver Twist”.

Ajo është diskutuar se mund të luajë një nga personazhet kryesorë të romanit, të quajtur Artful Dodger, shkruan The List, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja 28-vjeçare – e cila është shfaqur në tre filmat e sagës “Fifty Shades”, thuhet se ka zhvilluar diskutime me Disney-n në lidhje me portretizimin e një personazhit Artful Dodger në filmin e ri, i cili pritet të quhet “Twist”.

Një burim pranë zhvillimit të kësaj ngjarje tha: “Rita ka zhvilluar diskutime për rolin dhe vlerëson se me të vërtetë mund ta ndihmojë zhvillimin e saj si aktore”.
“Filmi do të jetë dukshëm ndryshe nga versioni origjinal, por personazhi i saj do të bazohet lirshëm në Artful Dodger”.

Burimi vazhdoi më tej duke thënë për The Sun se: “Bisedimet janë duke vazhduar, por ajo është e etur për ta bërë atë të ndodhë dhe ekipi i realizimit ka qenë me të vërtetë i mahnitur me Ritën deri më tash”.

“Filmi do të jetë masiv dhe tashmë ka shumë lëvizje rreth tij në industri, kështu që është shumë emocionuese për të”, ka thënë burimi tutje.