Zbulo te panjohurën

Spotify e shpall albumin e Dua Lipës si albumin më të suksesshëm të një artisteje femër

Derisa po punon për albumin e ri, këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka shënuar një sukses të madh me albumin e saj të parë të titulluar,”Dua Lipa”.

Ylli shqiptar me hitin e saj të vitit 2017-të, “New Rules”, zuri vendin e parë në platformën online të muzikës, Spotify, për Britaninë e Madhe. Tashmë platforma e njëjtë e ka shpallur albumin e artistes tonë si më të mirin të të gjitha kohërave nga një artiste femër.

Lajmi u bë i ditur nga babai i Duas, Dukagjini, gjersa ka ndarë suksesin e së bijës me të gjithë fansat e tij.

“Albumi më i suksesshëm i të gjitha kohërave në Spotify”, ka shkruar Dukagjini krahas këtij postimi.

Ndërkohë, “New Rules” ka arritur shifrën e 100 milionë klikimeve dhe qëndroi në maje të Official UK Top Charts dhe jo vetëm.

Albumi i 24-vjeçares është lansuar më 2 qershor të vitit 2017-të nga Warner Bros, ku përfshihen gjithsej tetë këngë, në mesin e të cilëve janë, “Be the one”, “Hotter than hell”, “Blow Your Mind”, “IDGAF” dhe “New Rules”.

v https://www.instagram.com/p/B3W7pMABd-x/?utm_source=ig_embed