Zbulo te panjohurën

Tuna reagon pas lajmeve se u nda nga Patrisi

Tuna ka reaguar ndaj lajmeve se po ndahet nga Patrisi.

Këto ditë Tuna po i kalon në pushime me shoqërinë, në një ishull të bukur në Afrikë.

E prej kur ka filluar me postimin e fotografive dhe Patrisi nuk dukej askund, filluan fjalët se lidhja e tyre është ‘në krizë’, shkruan Gazeta Express.

Të ndikuar pak nga ndarja e të afërmve të tyre, Robertit dhe Norës, ndjekësit dhe mediat tash e sa ditë po raportojnë se edhe Tuna e Patrisi janë ndarë tashmë dhe Tuna ka shkuar vetë në pushime.

Por, këngëtarja ka postuar një fotografi ku shkruan: “2019’ta, robi shkon edhe vet në pushime”.

Kështu, Tuna ka zbuluar se ajo ka vendosur t’i kalojë disa ditë me shoqërinë në këto ditët e fundit të verës.

Këngëtarja ka bërë pushime të gjata disa javë më parë, ku ka kaluar ditë të bukura me familjen, Patrisin dhe djalin e tyre.