Zbulo te panjohurën

‘Zhduket’ Rina Balaj, motra e saj tregon çfarë po ndodh

Të njëjtin veprim që bëri Dua Lipa, e bëri para disa javëve edhe reperja shqiptare Rina Balaj.

Ajo u ‘zhduk’ nga Instagrami pa treguar arsyen pse e bëri një veprim të tillë, apo ndoshta u shndërrua në ‘modë’.

Por ka qenë motra e Rinës, Rudina e cila vendosi që situatën ta sqaron me anë të një statusi në InstaStory se Rina e kishte marrë këtë vendim për disa arsye personale dhe ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë kështu.

‘Rina nuk do të jetë aktive për një kohë të  caktuar për arsye personale, faleminderit për mirëkuptim!!’, ka shkruar ajo.

Por kjo përsëri nuk tregoi asgjë konkrete dhe mbetet të shihet se ku qëndron problemi.