Zbulo të panjohurën

Nis protesta e Insfrakosit, kërkojnë rrogat e shtatorit e tetorit

Sot në ora 08:00 të mëngjesit, Në Fushë Kosovë ka nisur protesta e paralajmëruar e punëtorëve të Insfrakosit.

Kërkesë kryesore e kësaj
proteste është që kompania t’i paguaj pagat e punëtorëve për muajt shtator dhe
tetor, raporton Magazina.al

Protestën e tyre janë duke e mbështëtur edhe sindikata Trainkos.

Protesta e tyre po mbahet për këto katër kërkesa:

1.
Të paguhet rroga e plotë e Shtatorit dhe rroga e muajit Tetor menjëherë;

2.
Të paguhet borgji i Trustit pensional dhe të vazhdohet pagesa e rregulltë
mujore;

3.
Të paisen punëtorët e sherbimit ekzekutiv me uniforma dhe rroba mbrojtëse;

4. Të bëhët pagesa e borgjeve të anëtarësisë së Sindikatës për muajt e kaluar të vitit 2019.

Situata
e rëndë në të cilën gjëndet kompania, nuk është për shkak të mospunës së
punëtorëve, andaj Ju si menaxhment jeni të obliguar ti plotësoni kërkesat e
punëtorëve të cilat ju garantonhen me ligj dhe për të cilat kanë nënshkruar
kontratë të dyanshme, dhe si pasojë e kësaj klasa punëtore është duke i vuajtur
pasojat, andaj edhe mos pagesa e pagave por edhe e këtyre kontributeve e rëndon
edhe ma thellë situatën ekonomike të punëtorëve të cilët po kanë vështerësi
edhe për ardhje dhe kthim nga puna.

Protesta do të përfaqësohet nga
të gjithë punëtorët e INFRAKOS-it dhe do të zgjasë një orë dhe nëse nuk ka
reflektim nga menaxhmenti, protestat e radhës do të vazhdojnë edhe të Hënën me
11.11.2019 nga ora 8:00 deri në ora 10:00, për të vazhduar edhe të Marten me 12.11.2019
nga ora 8:00 deri në ora 12:00

.