Zbulo të panjohurën

Pamje të rënda: Video e filmuar nga ushtarët serbë tregon masakrën që ua bënin boshnjakëve

Një video e incizuar nga vet ushtarët serbë, ka filluar të shpërndahet nëpër rrjetet sociale në masë të madhe.

Kjo video e publikuar tregon terrorin e ushtruar nga forcat serbe kundër boshnjakëve të pa armatosur, ndonëse nuk dihet burimi origjinal i videos, shkruan Gazeta Express.

Në këtë video shfaqen pamje të rënda dhe eksplicite, ku ushtarët serbë pushkatojnë viktima boshnjake.

Në anën tjetër, në Kosovë ende janë rreth 1,647 të pagjetur që nga 1999-a. Kohëve të fundit kanë filluar të zbulohen varresa masive nëpër Serbi.

E fundit është zbuluar në afërsi të Rashkës, për të cilën dyshohet se mbi trupa është ndërtuar një minierë. /Gazeta Express/