Zbulo të panjohurën

Peja në karantinë, por Gazmend Muhaxheri në ndejë me muzikë live

Të premten pasdite, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 18 komuna të vendit kanë hyrë në zonën e kuqe apo rajone që konsiderohen me rrezik të lartë të infektimit me COVID-19.

Në mes të këtyre komunave, që dy javë, vazhdon të jetë edhe ajo e Pejës.

Por, një ditë pasi MSh-ja alarmoi për kujdes të shtuar e shtim të masave, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u pa në mesin e një grupi njerëzish, pas orës 19:00, kohë kur ora policore përfshin qytetin që ai drejton.

Nën tingujt e muzikës live, alkoolit e shoqërisë, i pari i Pejës nuk respektoi masat që i vendosi bashkëpartiaku i tij nga LDK, Armend Zemaj, shkruan kallxo.com.

 

 

Ditë më parë, MSh-ja njoftoi për mesat e reja, ku mes tjerash, parashihet edhe kufizimi i lëvizjes për komunat në zonën e kuqe, nga ora 19:00 deri në ora 05:00.

Përveç Muhaxherit, në ndejën në Rugovë të Pejës ishte edhe drejtoresha e Kulturës, Xhenet Syka- Kelmendi.