Zbulo të panjohurën

Pini kaq filxhanë kafe në ditë dhe lamtumirë peshë shtesë

Nëse konsumoni shpesh kafe, atëherë ka lajme të mira për ju.

Rezultatet e një studimi 24-javor kanë zbuluar se pirja e katër filxhanëve me kafe në ditë ju ndihmon të humbni peshë, sipas Daily Star, transmeton lajmi.net.

Hulumtimi, i realizuar nga shkencëtarët e Singaporët, mori për mostër 126 njerëz në peshë. Ata iu kërkuan gjysmës së vullnetarëve të konsumonin katër  filxhanë kafe në baza ditore, derisa gjysma tjetër nuk u obligua ta bënte të njëjtën gjë.

Ekspertët gjetën në fund të eksperimentit se ata që konsumuan katër filxhanë në ditë për gjashtë muaj rresht humbën peshë rreth katër për qind.

Megjithatë, disa ekspertë e kanë parë me rezervë këtë, duke thënë se kjo mund t’i shkaktojë dëme dhëmbëve.