Zbulo të panjohurën

Policia nuk raporton asnjë rast për grumbullimin e qytetarëve në Prizren

Mbrëmë në Prizren por edhe ne qytete tjera është parë një fluks i madh i qytetarëve, të cilët nuk i kanë përfillur vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHPK-së

Pa maska dhe pa respektuar distancën sociale, një grumbull i qytetarëve janë parë në një qendër tregtare të këtij qyteti.

Megjithatë, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka vlerësuar se në rajonin e Prizrenit nuk ka pasur asgjë me rëndësi për të raportuar.

Gazeta Sinjali po ashtu ka provuar të kontaktojë me Policinë atje për të kuptuar nëse kanë intervenuar në rastin e mbrëmshëm, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.