Zbulo të panjohurën

Pozicionet e rrudhave që ju tregojnë problemet shëndetësore

Çfarë tregojnë rrudhat në fytyrën tuaj?

Rrudhat shkaktohen edhe nga fillimi i pjekurisë apo kalimit në pleqëri. Por rrudhat nuk tregojnë vetëm plakjen, pozicioni i tyre tregon edhe për problemet shëndetësore, transmeton Living.

Edhe pse rrudhat nuk janë të dëshiruara, ato shfaqen në mënyrë të pashmangshme çdo rrudhë ka kuptimin e vet të veçantë dhe zbulon shumë detaje tërheqëse për trupin dhe shëndetin.

“Linjat shqetësuese”, që janë vijat horizontale të rrudhave në ballë. Ato kryesisht tregojnë që keni një sasi të madhe stresi gjatë ditës.

Rrudhat në vetullën e majtë ose të djathtë. Nëse vëreni se linjat pranë vetullës tuaj po bëhen gjithnjë e më të spikatura për një kohë të shkurtër, mund të jetë një shenjë që shpretka juaj po funksionon në mënyrë të gabuar dhe ndoshta mund të dëmtohet.

Rrudha vijë përgjatë kockës së hundës tregon që keni alergji apo shqetësim apo stres të tepërt.

Rrudhat anash syve. Nënkuptojnë se buzëqeshni me tërë fytyrën tuaj, prandaj e lëvizni fytyrën në atë mënyrë që të krijojë këto linja.