Zbulo të panjohurën

Presidenti i Shqipërisë me familje pushon në Prevallë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron për pushime në Prevallë të Prizrenit.

Ka qenë vetë presidenti që ka postuar një fotografi, nga bukuria e bjeshkëve të Sharrit.

“Mirëmëngjes nga Prevalla! Ju uroj një të diel të bukur me familjet tuaja!”, ka shkruar shkurt Meta, në postimin e tij në Facebook të cilin e ka shoqëruar me një fotografi familjare.