Zbulo të panjohurën

Prishtinasja rrëfen si ju mbush shtëpia me ujë derisa ishin në gjumë (Foto)

Një gyp i shpërthyer pranë shtëpisë së tyre, kishte bërë që uji të depertonte në shtëpi derisa të gjithë ishin në gjumë, raporton Magazina.al

Shtëpia e qytetarës Festina Ismajli nga lagjja “Tokbashqe” e Prishtinës, ishte vërshuar me ujë derisa e gjithë familja ishin në gjumë mëngjesin e sotëm.

Ajo ka treguar se me gjithë këtë situatë janë përballur vet, pasi as zjarrëfikësit dhe as ujësjellësi nuk ju kishin përgjigj thirrjës për të ndërhyrë.

“Me qene shtetas i Republikes se Kosoves, do te thote se je vet me qfaredo situate qe perballesh qofte ajo fatkeqesi natyrore , ky shtet nuk funksionon!!!!!!” me këto fjalë e ka përshkrua gjithë situatën Festina, e cila ka publikuar shkrimin në Facebook bashkë me fotografitë ku shihen edhe dëmet që i ka shkaktuar uji nga gypi i shpërthyer./Magazina.al/