Zbulo të panjohurën

Publikohen bisedat telefonike: Morena Taraku e kërcënon me gjakmarrje, burrin që ia dhuroi ‘bentley-n’ e vjedhur

Modelja shqiptare nga Peja, Morena Taraku ka kërcënuar nëpërmes telefonit personin që ia ka dhuruar Bentley-n e vjedhur, se do të hyj në gjak me të nëse ky i fundit nuk i përgjigjet telefonatave të saj brenda 20-minutave.

Ky kërcënim është bërë publik për herë të parë sonte në emisionin “Review”, ku janë ndarë disa audio-incizime të tjera të përmbledhura në një të vetme, shkruan Insajderi.

Në një pjesë modelja dëgjohet duke u betuar për kokë të babit të saj. Kërcënimet e Tarakut vazhdojnë duke e sharë personin me familje e më pas edhe duke i thënë se është me fat që s’janë asnjëri në Kosovë, pasi që ka vite që kjo e fundit jeton në Turqi.

“20-minuta i ki fore, me m’ thirr, me m’kërku falje, edhe me m’kallëzu çka është problemi,” – vazhdon me kërcënime këngëtarja, e cila kërkon që me çdo kusht të sqarohet me personin “bamirës” që i dhuroi Bentley-n 235-mijë eurosh.

Që nga muaji tetor i vitit që shkoi (2019) ka qenë cak i mediave, qysh kur u zbulua dosja e ngritur ndaj saj, e cila ishte mbyllur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë pa kurrfarë sqarimi.

Në anën tjetër Dogana e Kosovës ka vlerësuar se e njëjta ka tentuar t’i shmanget pagesës së taksës doganore, duke e paraqitur si të re veturën me mbi 2-mijë km të kaluara.

Skandali u bë edhe më i madh, kur u kuptua se vetura jo vetëm se nuk ishte e re, por ishte edhe e vjedhur.

Policia e Kosovës e kishte konfiskuar menjëherë veturën, e cila dy javë më parë iu kthye pronarit në Gjermani.

Më poshtë e gjeni të plotë audio-incizimin e siguruar ekskluzivisht nga emisioni “Review”;