Zbulo te panjohurën

Rita në rrezik, “duhet të kujdesem për shëndetin psikik dhe fizik!

Rita Ora mbrëmë u raportuar se është e sëmurë nga një grip, ku në fotografi kishte postuar një foto ku shihet duke marrë infuzion 

E duket se puna e madhe e këngëtares ka bërë që ajo të këtë edhe lodhje.

Këtë shqetësim të saj Rita Ora e ka shkëmbyer me fansat e saj në Instagram. 

Këngëtarja ka shkruar se ndoshta ajo duhet të pushojë pak sepse duhet të mendojë edhe për shëndetin e saj psikik dhe fizik. 

“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por, ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robotë dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me grykët të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, ka shkruar Rita në postimin e saj të fundit. /GazetaExpress/