Zbulo të panjohurën

Rita Ora “hot” nga makina, këmisha e zbërthyer i tregon më shumë se ç’duhet

Autorja e hitit “Anywhere” është komentuar shumë gjatë gjithë verës. Kjo për shkak se u fotografua shpeshherë “topless” gjatë pushimeve me miqtë e saj, si dhe për romancën me të dashurin e ri, Romain Gavras.

Dyshja është fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit, madje i kaluan pushimet e verës në Ibiza dhe në Korfuz.

Por përpos kësaj, këngëtarja me famë botërore komentohet shumë edhe për pozat e saj provokuese në profilet e saj në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare ka “çmendur” ndjekësit teksa ka postuar në “Instastory” disa video ku shfaqet mjaft “hot”. Ajo ndodhet në makinë teksa këndon, por vëmendjen më të madhe e ka marrë veshja e këngëtares.

Ylli i muzikës ka treguar më shumë se ç’duhet teksa shfaqet e veshur me një këmishë të bardhë dhe pa reçipeta. Ndër të tjera, Rita dëgjohet duke kënduar dhe Little Mix, duke shprehur kështu adhurimin që ka për grupin. “ Unë i dua këto vajza. Ata gjithmonë më japin atë që dua dhe diçka më shumë ”, shkroi 29-vjeçare krahas videos.