Zbulo te panjohurën

Robert Berisha: Do martohesha prapë me Norën

Robert Berisha ishte një nga të ftuarit e Luana Vjollcës në këtë të shtunë të “Shiko Kush LUAN” . Sigurisht që do të pyetej edhe për ish bashkëshorten e tij Nora Istrefin dhe Roberti nuk i kurseu fjalët për të.

Në lojën me martesa ku duhej të zgjidhte mes vajzave të njohura të showbizit, sapo doli fotoja e Norës ai tha: “Kam kaluar 14 vite të bukura me Norën dhe do martohesha prapë me të nëse do e dija që do kaloja 14 vite të tjera të lumtura”.

Në “Ndaje ose Haje” në Shiko kush Luan, Roberti u pyet: “Thuhet se kënga në festivalin e fundvitit është dedikim i hapur për Norën?

“Fajtore për këngën është Fifi…Unë me Norën sot kam një marrëdhënie të mirë dhe uroj që të gjitha çiftet që ndahen e sidomos kur ka fëmijë në mes ta kenë të tillë si marrëdhënia jonë…” – përfundoi ai duke na zbuluar kështu edhe detajin interesant se kënga e Robertit është shkruar nga Fifi.