Zbulo të panjohurën

Sabriun, Ermalin, Florin e Butrintin i bashkon në një super-kollazh, këngëtari nga Gjermania

Hitet më të mira të këngëtarëve me “in” të momentit janë mbledhur në një kollazh të këngëtarit kosovar nga Gjermania.

Lani, një emër i ri në muzikën kosovare ka përmbledhur këngët më të pëlqyera të Sabri Fejzullahut, Ermalit, Ardian Bujupit, Butrinit në një “cover”.
Ndonëse janë bërë pak ditë që nga lansimi, ky projekt ka marrë mbështetje të madhe nga adhuruesit e këngëve të përmbledhura në këtë projekt.
Lani është një këngëtar i ri i lindur dhe i rritur në Gjermani.